Mbi 500 ha tokë nën ujë në Shkodër dhe Lezhë

10:22 | 12 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Përmirësohet situata e përmbytjeve  në vend. Ndërprerja e reshjeve ka reduktuar sipërfaqen e tokave nën ujë në Shkodër dhe Lezhë. Autoritetet lokale në kryeqendrën e veriut raportojnë për rreth  300 ha tokë të përmbytur ndërsa zona më e prekur është ajo e Anës së Malit.  Gjatë orëve të fundit ka rënë edhe niveli i ujit në lumenjtë Drin dhe Buna.

Më e qetë paraqitet gjendja edhe në qarkun e Lezhës. Aty autoritetet raportojnë për rreth 260 ha tokë nën ujë ndërsa njësia më e prekur është ajo Balldre. Uji është tërhequr nga rrugët kryesore duke lehtësuar kalimin e automjeteve.

Normalizohet situata edhe në qarqet e Elbasanit dhe Gjirokastrës. Sipas autoriteteve akset nacionale janë të gjitha të hapura ndërsa ka rënë edhe niveli i ujit në lumenj. Përmirësimi i kushteve atmosferike gjatë orëve të fundit ka kthyer në normalitet edhe lundrimin në det ku lundrimi i mjeteve vijon në kushte normale./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme