Google ADS

Parashikimi i motit në Shqipëri

07:46 | 12 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Pjesa më e madhe e ditës së hënë në vendin tonë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites dhe reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore. Sipas Meteoalb, në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abc/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme