Mungesa e barnave esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po rrezikon xhepin e pacientëve.
Ata përveç hallit që kanë me sëmundjen, po përballen edhe me blerjen e të gjitha barnave.
F.P qytetar nga Prishtina, i cili muaj më parë është operuar në QKUK, thotë se e kanë detyruar të blejë të gjitha gjërat që i nevojiteshin për ta kryer operimin.
Ai, tregon se kur i ka blerë edhe barnat sipas recetës, i kanë treguar se disa lloje nuk ke pas nevojë për t’i blerë sepse të njëjtat gjenden edhe në spital.
“Me recetën që ma dhanë unë shkova dhe i bleva të gjitha dhe më kushtuan shumë. Kur erdha një motër më tha se këto i kemi dhe tha shkoni e ktheni në barnatore, mandej vajza shkoi me i kthye, por ata në barnatore nuk kanë pranu mi kthy paret e mi marrë ato barna,” tregon ky pacient.
Portali arbresh.info ka dërguar pyetje lidhur me mungesën e barnave esencaile ne QKUK, tek Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, por nuk kanë kthyer përgjigje edhe pas një jave pritje.
Vitija: Situata me mungesën e barnave në QKUK është shqetësuese
Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija thotë se situata e mungesës së barnave është shqetësuese, pasi ka shumë lloje të barnave dhe materialeve që mungojnë, e sipas tij disa për arsye të neglizhencës dhe papërgjegjësisë së zyrtarëve të SHSKUK-së.
Më shqetësuese sipas tij, janë mungesat e barnave të shtrenjta në Klinikën e Onkologjisë për trajtimin e pacientëve me sëmundje të kancerit.
“Ka shumë lloje të barnave dhe materialeve që mungojnë, disa për arsye të neglizhencës dhe papërgjegjësisë së zyrtarëve të SHSKUK-së, e disa për arsye se ka ankesa në procedurat tenderuese që shkaktojnë vonesa. Këto mungesa janë mjaft problematike për pacientët sepse detyrohen t’i sigurojnë vet. Më shqetësuese janë mungesat në Klinikën e Onkologjisë ku mungojnë barna të shtrenjta për trajtimin e pacientëve me sëmundje të kancerit. Janë disa cito-statikë që mungojnë, e të cilat pacientët nuk mund t’i sigurojnë në tregun privat. Kjo shkakton edhe rrezik për shëndetin e pacientëve sepse terapitë jepen sipas udhërrëfyesve dhe protokolleve, dhe në disa raste nuk guxojnë të vonohen”, thotë ai.
Sa i përket rritjes së buxhetit të shëndetësisë për vitin 2023, Vitija pohon se është lajm më i mirë që i ka ndodhur shëndetësisë në këto dy vitet e fundit.
Megjithatë, ai e sheh si urgjente sigurimin e qëndrueshmërisë në furnizim me barna dhe materiale.
“Rritja e buxhetit për barna është lajmi më i mirë që i ka ndodhur shëndetësisë në këto dy vjetet e fundit. Por fatkeqësisht mungesa e barnave nuk është krejt për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm edhe tani. Qeveria ka alokuar buxhet shtesë për barna në tremujorin e fundit të këtij viti, por ato vazhdojnë të mungojnë. Pra është papërgjegjësi e menaxhmentit të SHSKUK-së. Është urgjente që së paku në shëndetësi të sigurohet qëndrueshmëri në furnizim me barna dhe materiale”, shprehet Vitija.
Hoxha: Rritja e buxhetit, shpresë për përmirësim të gjendjes në shëndetësi
Ndërsa, edhe ekspert i shëndetësisë, Ilir Hoxha shpreson se me ngritjen e buxhetit situata do të përmirësohet.
“Besoj se ngritja e buxhetit është një prej mënyrave adekuate për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi”, tha Hoxha.
Kujtojmë se që nga paslufta asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind.
Ndërsa, buxheti për shëndetësinë për vitin 2023 do të jetë 296 milionë euro, derisa për vitin 2022 ishe 198 milionë. / arbresh.info /Vjollca Gajraku/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...