Google ADS

Sveçla: Ish-polici i arrestuar në Jarinjë ka organizuar sulm terrorist ndaj zyrës së KKZ-së, sulmoi zyrtarët e KQZ-së dhe Policinë e Kosovës

16:53 | 10 Dhjetor 2022
E.H

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se pse është arrestuar ish-polici serb, Dejan Pantiç në pikën kufitare në Jarinjë.

Sveçla tha se Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste në zyrat e KKZ-së në veri si dhe kishte sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç. I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka njoftuar Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Tutje ai ka thënë se bllokimi i disa rrugëve, duke vendosur barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë bërë nga grupet ekstremiste.

Sveçla fton të gjithë qytetarët në veçanti ata të komunitetit serb të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhet pjesë e grupeve kriminale serbe.

“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri”, shkroi Sveçla.

‘Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit”, përfundoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme