Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, thotë se tensionet në veri të Kosovës po i ndjek me shumë shqetësim.
Ai në një intervistë për arbresh.info ka ftuar institucionet e sigurisë që të jenë më vigjilentë pasi sipas tij, tani për tani janë larg objektivave të tyre sa i përket qetësimit të situatës.
Lushtaku thotë se situata e sigurisë në veri të vendit për momentin është e paqëndrueshme dhe e brishtë.
Deputeti i PDK-së kërkon unitet politik mes pozitës dhe opozitës dhe të lihen anash dallimet politike, kur është çështja tek siguria e vendit.
Ai, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të jetë më vigjilent dhe bashkëpunues, pasi sipas tij, po shihet një arrogancë vetjake nga shefi i ekzekutivit me politikat e tij për pjesën e veriut.
Çështjen e targave ilegale sipas deputetit të PDK-së nuk është dashur të bëhet kontributdhënëse që pala kosovare të bëhej e dëmtuar, pasi siç thotë ai u bë njëra nga temat kyçe në dialogun Kosovë – Serbi.
Sipas Lushtakut, institucionet kosovare dhe gjithsecili duhet të punojë që t’iu vihet në ndihmë qytetarëve që janë duke u përballu me grupet kriminale atje në veri, duke ua ofruar sigurinë e plotë pavarësisht cilit grup etnik ju takojnë.
Hapat e ndërmarra deri më tash nga Qeveria Kurti në pjesën veriore, Lushtaku i sheh si të gabuar në objektivat strategjik.
Pas incidenteve të filluara ditë më parë, deputeti Lushtaku e sheh si të vështirë qetësimin e situatës dhe kthimin në normalitet për një kohë të shpejt.
Krejt këtë situatë të krijuar sipas përfaqësuesit të PDK-së fajin e ka Lista Serbe e cila është direkt e orkestruar nga Beogradi zyrtar.
Lushtaku pret që të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore, pavarësisht situatës së tensionuar./arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër