Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare.
Bashkë me Kurtin po merr pjesë edhe krye parlamentari, Gluk Konjufca.
Kurti bëri të ditur se një ndër qëllimet e këtij projektligji është përditësimi i kornizës për lirinë fetare.
“Ligji bazik për liritë fetarë i cili është aktualisht në fuqi u miratua 15 vjet më parë 24 gusht 2006. Një ndër qëllimet e projektligjit që do të diskutohet sot është përditësimi i kornizës ligjore për lirinë fetare, për të rritur përputhshmërinë e saj me të drejtave të njeriut dhe liritë themelore me kushtetutën tonë. Përkatësisht neni 38 i kushtetutës përcakton se liria e besimit e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar”, deklaroi Kurti.
Sipas Kurtit, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është e zbatueshme në Kosovë dhe sipas kësaj konvente çdo njëri ka të drejtën e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë.
“Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila është drejt për së drejti e zbatueshme në Republikën e Kosovës përcakton se çdo kush ka të drejtën e mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë çoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht në nëpërmjet kultit mësimdhënies praktikave dhe kryerjes së ritave”, tha tutje Kurti.
“Republika e Kosovës qëndron mjaftë mirë sa i përket respektimit të lirisë fetare. Kosova renditet e para në rajon për sundimin e ligjit dhe e dyta në botë për përmirësimin më të madh për sundimin e ligjit në vitin 2022”, potencoi kryeministri.
Ky Projektligj për Liritë Fetare që do të diskutohet, Kurti njoftoi se do të u ofroj sa më shumë bashkësive fetare mundësi për tu regjistruar zyrtarisht përfshirë edhe bashkësitë e vogla.
“Një ndër qëllimet më të rëndësishme të Projektligjit që do të diskutohet sot është pikërisht qëllimi për të ruajtur, për të promovuar këtë pluralizëm fetar. Projektligji në fjalë do të u ofroj sa më shumë bashkësive të ndryshme fetare mundësin për tu regjistruar zyrtarisht. Edhe ato bashkësi që janë relativisht të vogla në Kosovë do të përfitojnë të drejta të barabarta me ato që janë më të mëdha”, tha në fund Kurti.
Në diskutimin e këtij Projektligji ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...