Lionel Messi thuhet se ka në mendje tjera opsione për të ardhmen e tij, pas kësaj vere dhe rikthimi te Barcelona nuk është pjesë e planeve.
Destinacioni i ardhshëm i yllit të Paris Saint-Germain dhe Argjentinës varet shumë nga fitimi i tij në Kupën e Botës “Katar 202” këtë dimër.
Megjithatë, sipas El Nacional, legjenda e futbollit i ka thënë ish-klubit të tij, Barcelonës, se ai nuk do t’i bashkohet atyre verën e ardhshme, pavarësisht nga rezultatet në Kampionatin Botëror, shkruan telegrafi.
Raporti thotë se nëse Messi do të fitonte Kupën e Botës, ai do të transferohej te Inter Miami në MLS për disa sezone përpara se të pensionohej.
Nëse ai do të dështonte në detyrën e tij, ai do të zgjaste kontratën me PSG-në edhe për një vit deri në vitin 2024, me shpresën për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, Messi është duke zhvilluar një Kampionat Botëror të mirë, ku deri tani ka shënuar tri gola dhe ka udhëhequr Argjentinën drejt kualifikimit në çerekfinale.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?