Google ADS

Aksident mes autobusit dhe një veture në fshatin Gllarevë, tre të lënduar

22:21 | 8 Dhjetor 2022
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi në fshatin Gllarevë, në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Gllarevë në rrugën Prishtinë-Pejë. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Gashi.

Sipas burimeve të arbresh.info autobusi i përfshirë në aksident ishte me tifozë që ishin duke ardhur në Prishtinë, për ndeshjen mes Pejës dhe Bashkimi në Superkupë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme