Është arrestuar një person në Gjakove pasi që i njëjti e kishte marrë pensionin e nënës së tij edhe pas vdekjes së saj.
Lajmi për arbresh.info është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se shuma e përfituar është 150 euro.
Ai shtoi se rasti ishte i lajmëruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
“Me datën 30.11.2022, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, mashkull/kosovar kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 150 euro, pas vdekjes së nënës së tij dhe i njëjti nuk e kishte lajmëruar vdekjen e saj në gjendjen civile. Njësiti i hetimeve të ngarkua me hetimin e këtij rasti, sot kanë arrestuar të dyshuarin. I njëjti pas konsultimit me Prokurorin kujdestar lirohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj.
Në bazë të rregullave çdo pensionist duhet të lajmërohet në qendrat e Ministrisë së Punës dhe Transfereve për të vërtetuar nëse ata janë ende gjallë./arbresh.info/
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës