Pas deklarimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë kanë nisur hetimet.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.
Ai shkurt tha se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
“Po konfirmoj nisjen e hetimeve”, tha Isufaj.
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrëmë në orët e vona janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, akt kriminal. Ndaj mbrëmë menjëherë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Bekim Kelmendi dhe drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti”, ka thënë ministrja para gazetarëve.
Ajo tutje ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një epruvetë e urinës dhe një e lukthit. /arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?