Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë të dyshuar për veprat Kanosje dhe fajde– Sekuestrohet një armë zjarri
Sipas policisë gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;
A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Personit të dyshuat policia i ka sekuestruar:
– një armë zjarri TT,
– një karikator,
– një thikë si dhe
– shtatë fishekë.
Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?