Kapet në Patos dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 21-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: M. I., 21 vjeç, banues në Patos.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./T.CH
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...