Kjo e enjte shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, pasi më 8 Dhjetor të 1990 studentët e Shqipërisë u ngritën në protestë kundër regjimit komunist.
8 Dhjetori, u shpall nga Kuvendi i Shqipërisë në 2009 si Festë Kombëtare në nder të Lëvizjes Studentore të dhjetorit të ’90, ku studentë e pedagogë me thirrjen që karakterizoi lëvizjen e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, u bënë iniciatorët e kthesës historike, duke sjellë demokracinë në vend.
Kreu i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha e ka konsideruar më herët 8 dhjetorin, si ditën kur përjetoi mrekullinë më të madhe të jetës. Një vit më parë, Berisha organizoi homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, ku deklaronte se lëvizja e Dhjetorit ’90 ishte një ndër betejat më të pastra. Rtsh
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë