Në një konferencë për media nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pyetur për shterjen e mundshme të zgjedhjeve në veri.
Ai njoftoi se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për ofrimin e sigurisë por theksoi se vendimi i takon presidentes.
Sveçla theksoi se policia po e pret planin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dhënë rekomandimet për institucionet publike.
“Unë mund të ju tregoj përshtypjet dhe bindjen time personale. Unë jam i bindur që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Republikën e Kosovës. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet, është presidentja e Kosovës, KQZ-ja. Për sa më takon mua, Policia e Kosovës po dëshmohet si një polici e aftë për të kryer detyrat e saj ligjore. Ndërkohë ne po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të shkojë mbarë. Në bazë të këtij plani pastaj Policia e Kosovës bën vlerësimet e nevojshme dhe rekomandimet për institucionet politike vendimmarrëse e cila përfundon me vendimin e presidentes Osmani”, deklaroi Sveçla./arbresh.info/
Lexo edhe:
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...