Google ADS

15 vjet burg për personin që kreu marrëdhënie intime me një 16 vjeçare

16:17 | 7 Dhjetor 2022
E.H

Është dënuar me 15 vite burgim S.O., i cili ishte i akuzuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 16-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një njoftimi.

“I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e gjykatës thuhet se të pandehurti i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme