Kush është 71 vjeçari që ishte personi kryesor i grupit që po planifikonin grusht shtet në Gjermani?

11:48 | 7 Dhjetor 2022
L G

Një gjerman, të cilit mediat i referohen si princi i quajtur Heinrich XIII, 71 vjeç, dyshohet se ishte personi kryesor i cili qëndronte pas këtij plani.

Sipas prokurorëve federalë, ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar, në mesin e 11 të arrestuarve, që të gjithë shtetas gjermanë.

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger [Qytetarët e Rajhut], e cila ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë gjermane, të dyshuar për planifikim sulmesh të dhunshme dhe teori konspirative raciste.
të njëjtit, refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman. Rreth 50 meshkuj e femra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së vitit 1871 – një perandori e quajtur Rajhu i Dytë.

“Ne nuk kemi ende një emër për këtë grup,” tha një zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit Federal, shkruan mediumi gjerman Bild.

Bastisjet u zhvilluan në pjesën më të madhe të vendit dhe dy persona u arrestuan në Austri dhe Itali, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Të arrestuarit do të merren në pyetje më vonë gjatë ditës.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann shkroi në Tëitter se një operacion i madh anti-terror po ndodhte dhe se ishte planifikuar një sulm i dyshuar i armatosur ndaj organeve kushtetuese.

Prokurori Federal tha se nga nëntori 2021, grupi kishte komplotuar një grusht shteti të dhunshëm.
Ish anëtarët e ushtrisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e komplotit të grushtit të shtetit, raportojnë mediat. Ata përfshinin ish-ushtarë elitë nga Njësitët Speciale.

“Komplotuesit kishin krijuar tashmë plane për të sunduar Gjermaninë”, thanë nga Zyra e Prokurorit Federal. Anëtarët e kuptuan se mund t’i realizonin qëllimet e tyre vetëm me “mjete ushtarake dhe dhunë kundër përfaqësuesve të shtetit” dhe kjo do të përfshinte edhe kryerjen e vrasjeve.

Transmetuesi publik ZDF raportoi se një ish-deputet i ekstremit të djathtë të dhomës së ulët të parlamentit, Bundestag, ishte gjithashtu pjesë e komplotit dhe ishte vendosur që ai të bëhej ministër i Drejtësisë, me princin Heinrich si udhëheqës.

LEXO EDHE

25 të arrestuar për tentim grusht-shteti në Gjermani – Arbresh.info

Princi, gjykatësi dhe ushtaraku planifikonin grusht shteti në Gjermani – Arbresh.info

Të ngjashme