Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Me këtë rast kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se kanë marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve në veri.
Sipas tij, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësit që ka.
“Prej ditës së shpalljeve të zgjedhje KQZ ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm. KQZ mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyra të veta”.
“Para këtij aktiviteti KQZ ka miratuar për tërheqjen e shortit. Qëllimi është për të gjithë kushte të barabarta. Numrat janë nga 111 deri 115”.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike, 3 prej të cilave janë edhe në garën për Kuvendet Komunale, raporton EO.
“Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre proceseve zgjedhore, KQZ-ja ka caktuar afatin kohor për pranimin e aplikimeve të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Pas përfundimit të procesit të tërësishëm të certifikimit të subjekteve politike, në garë për kryetar të këtyre katër komunave janë 5 subjekte politike, 3 prej të cilave janë edhe në garën për Kuvendet Komunale”.
“Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto dy procese zgjedhore janë: Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partija Kosovskih Srba dhe Sladjana Pantovic, kandidate e pavarur”.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç