BE u ka dorëzuar palëve një draft të përditësuar të propozimit të saj për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me afate kohore dhe përvijim të veprimeve, ka raportuar portali evropian “Euractiv” me burime diplomatike të saj, përcjell në shqip gazeta online Reporteri.net.
Një gjë të tillë për “ridraftim” e pohoi edhe vetë Përfaqësues i Lartë i BE’së, Josep Borrell, në një deklarim për gazetarë në samitin e Tiranës.
Drafti i përditësuar është pranuar nga të dyja palët para fillimit të samitin të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, dhe ka pritshmëri që dyja palët do të arrijnë marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit, ka thënë një zyrtar i lartë i BE’së në kushte anonimiteti për Euractiv.
“Pasi janë dëgjuar palët, kemi ridraftuar propozimin, (…) e kemi akorduar mirë”, ka thënë zyrtari.
Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh se kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”, tha ai.
“Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale (…). Nuk është njohje e plotë (…) por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve”, shtoi zyrtari, shkruan Euractiv.
I pyetur për afatin kohor për zbatimin e mundshëm të marrëveshjes, zyrtari i BE-së tha se ndërsa kjo do të “varet nga vullneti i palëve”, ai pret rezultate në “shumë më pak se një vit”.
Me të mbërritur në samitin e BE-së në Tiranë, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, u konfirmoi gazetarëve se të dyja palët kishin marrë versionin e përditësuar dhe se ai pret “diskutime serioze”.
“Teksti i propozimit të fundit” në tavolinë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve u është dhënë palëve, tha Borrell.
I pyetur për marsin 2023, që kryeministri Kurti e ka përmendur disa herë si afat për normalizim të marrëdhënieve, Borell ka thënë se nuk duhet vendosur “afate artificiale”, por është koha që palët të punojnë për normalizim të marrëdhënieve. Por, Borrell është shprehur optimist se dialogu do të ketë një epilog pozitiv së shpejti.
“Jam shumë optimist. Nuk duhet të vendosim afate artificiale. Është koha që të nisim të punojmë. Nuk është e rëndësishme të caktojmë një datë, por të punojmë me shpejtësi. Është koha për të punuar”, tha Borrell.
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë