Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka raportuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman, ku tha se në takimet e fundit në Bruksel është folur për targat dhe për marrëveshjen e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës dhe se ka kërkuar që edhe tema e të pagjeturve të jetë pjesë e marrëveshjes së fundit.
“Pritjet janë që në janar të nënshkruhet mes palëve tema e të zhdukurve, sigurisht nëse ne do të jemi dakord me ato çka do të jenë në dokument. Rreth kësaj teme është diskutuar në vazhdimësi”, deklaroi Bislimi.
“Kemi arritur dakordim me BE-në që të kemi marrëveshje gjithëpërfshirëse. Temat që janë diskutuar janë tema e lëvizjes së lirë dhe e dyta me energjinë, tema e tretë ka qenë tema e të pa gjeturve dhe kam kërkuar që kjo të mos lihet jashtë marrëveshjes”.
Ndërkaq sa i përket propozimit franko-gjerman, ai tha se është kërkuar nga negociuesit e BE-së që të mos jepen detaje për këtë marrëveshje.
“Në të dyja temat kemi arritur marrëveshje të mira. Propozimi në planin franko-gjerman ka qenë që marrëveshja të përfundojë në fundin e marsit 2023. Për propozimin ka një dakordim në mes propozuesve që përmbajtja e këtij plani të mbahet larg nga publiku dhe nuk mund të nxjerrim detaje për këtë propozim”, tha ai./arbresh.info
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç