Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, para deputetëve gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka treguar se diskutimet me Serbinë tani kanë afat të caktuar.
Sipas Bislimit Kosova po insiston se marsi i vitit të ardhshëm duhet të jetë afati i fundit, duke u bazuar në atë të shkresës shtesë që e kishin marrë nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, me 23 nëntor ishte cekur kjo.
“Kërkesa ka qenë që diskutimet të kufizohen në kohë, në mënyrë që ato të mos zgjaten pastaj pa kufi dhe mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor e kemi arrtur këtë, për arsye se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit”, tha Bislimi.
“Në fakt, në tekst nuk figuron data mars, mirëpo figuron takimi i grupit special për normalizim dhe pastaj ne e kemi pranuar këtë formulim vetëm në këmbim të një shkrese shtesë të z. Lajçak, ku ai e cakton afatin për normalizim, marsin 2023. D.m.th. ne e kemi marrë këtë siguri, e pastaj e kemi pranuar atë formulim”, theksoi zëvendëskryeministri.
Por, emisari europian Lajçak sot në Prishtinë u takua me kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij ai s’është njeri i afateve. Ndërsa paralajmëroi se brenda javësh do të ketë një takim Kurti-Vuçiq.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre