Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës.
Fituesi i këtij dueli do ta rrëmbejë biletën e fundit për një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të këtij kompeticioni.
Përderisa Zvicra do të ketë pritjet më të mëdha nga kosovarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, portugezët i kanë të gjithë sytë tek kapiteni Cristiano Ronaldo.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, ylli portugez ka lëshuar një status në rrjete sociale përmes të cilit ka motivuar bashkëlojtarët e tij dhe ka premtuar se është i gatshëm për të dhënë maksimumin që vendi i tij të vazhdojë tutje në Kupën e Botës.
“Sot luan Portugalia. Sot është dita e ëndrrës që secili e kemi brenda nesh. Le të shkojmë dhe të japim gjithçka”, ka shkruar Ronaldo në fofografi.
Në rast të kualifikimit tuje, Portugalia në çerekfinale do të ballafaqohej me fituesin e ndeshjes Maroku-Spanja.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?