Samiti i BE-së në Tiranë, zbardhet agjenda – Rama konferencë me Von der Leyen dhe Michel

17:52 | 5 Dhjetor 2022
KRG

Nesër (6 dhejtor) do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët evropianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming.

Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15.

Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

 

Agjenda:

MBËRRITJA E LIDERËVE 09:30

FIRMOSJA E MARRËVESHJES ROAMING 10:00

VIJON MBËRRITJA E LIDERËVE TË TJERË 10:15

11:00 SEANCA PLENARE (I)

11:45 FOTO FAMILJARE

12:15 SEANCA PLENARE

(II) KONFERENCA E LIDERËVE (Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama).

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tanimë veçse ka udhëtuar drejt Tiranës për të përfaqësuar Kosovën në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë ndër të tjera do të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik, për përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme