Faza e eliminimeve të Botërorit Katar 2022 sot do të vazhdojë me dy ndeshje tjera mjaft interesante.
Me fillim nga ora 16:00, befasia e fazës së grupeve, Japonia, do të luajë ndaj finalistit të Botërorit të fundit, Kroacisë.
Pasi doli e para në grupin e saj, duke lënë jashtë Gjermaninë, aziatikët do të synojnë që sërish të befasojnë duke e mposhtur përfaqësuesen nga Ballkani.
Ndërkaq kroatët, pasi dolën të dytit në grup, do tentojnë të përsërisin suksesin e vitit 2018.
Më pas, nga ora 20:00, top-favoriti i këtij edicioni, Brazili, do të përballet me Korenë e Jugut, e cila befasoi në grupin e saj duke nxjerrë jashtë Botërorit Uruguajin./arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?