Kosova në dhjetor aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e kë bërë të ditur ditë më parë kryeministri Albin Kurti.
Anëtarësimi i Kosovës në BE është njëri nga synimet e Qeverisë Kurti,
E njohësit e çështjeve politike thonë se anëtarësim do të ketë, por nuk besojnë që ajo do të arrihet së shpejti.
Sheholli: Pasi Kurti e dëgjoj Amerikën, ka një fije shprese për anëtarësim
Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli për arbresh.info ka potencuar se ka shpresë për anëtarësim pasi Kurti e dëgjoj Amerikën për çështjen e targave.
“Un mendoj që pas kësaj çështje që ka të bëjë me këto temat dhe që kryeministri Kurti e dëgjoj Amerikën, ndoshta e kemi një fije shprese që tash të mund të aplikojmë”, tha Sheholli.
Por sipas tij, situata në veri nuk është ashtu siç dëshiron Bashkimi Evropian dhe Amerika.
“Por duhet ta kuptojmë se situata në veri nuk është ashtu siç do Bashkimi Evropian, ashtu siç dëshiron vet Amerika, po të të them të drejtën edhe ashtu siç do edhe vet Qeveria e Kosovës”, shprehet ai
Tutje Sheholli u shpreh se mospjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale mund të ndikoj në anëtarësimin e Kosovës në BE.
“E kemi një situatë ku siç po shihet mospjesëmarrja e serbëve do të jetë në këto zgjedhje lokale do të jetë problem i madh dhe kjo mund të sjell në atë aspektin e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të tjera, mos dëgjueshmërinë qytetare, probleme që mund të reflektojnë në aspektin për çka po flitet”, tha në fund Sheholli për arbresh.info
Baraliu: Kosova nuk i ka plotësuar parakushtet
Për anëtarësim në BE, Kosovës i janë kërkuar që të i plotësoj disa kushte por që sipas analistit politik, Mazllum Baraliu ato kushte nuk janë plotësuar.
“Është puna që për tu anëtarësuar në një organizëm ndërkombëtar duhet të kesh parakushte e kushte që duhet plotësuar. Dhe unë mendoj që Kosova nuk i ka plotësuar ende parakushtet e duhura nga aspekti i asaj që kërkon Evropa e Bashkuar e që quhen standarde për të qenë e kandiduar dhe e pranuar në cilën do organizëm madje edhe në Këshill të Evropës”, deklaroi ai.
Tutje Baraliu u shpreh se nevojitet përkrahja e shteteve anëtare për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale
“Ne nuk është që patëm përkrahje. Kjo nuk do të thotë vetëm mungesë e përkrahjes politike por edhe shtetet anëtare. Përfaqësues të ndryshëm të organizatave të ndryshme kërkojnë edhe standarde të tjera që duhet përmbushur dhe si duket ne ende nuk kemi arritur ti përmbushur standardet e duhura për të qenë pjesë e kësaj iniciative që është përmendur nga ana e kryeministrit”, potencoi Baraliu.
Kabsahi: Kosova shumë larg cakut të anëtarësimit në BE
Se Kosova nuk ka gjasë të anëtarësohet këtë vit në BE, e thotë edhe analisti Bekim Kabashi.
“Tensionet ne veri dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, janë tema qe nuk e afektojnë njëra-tjetrën, ngase Kosova është shume larg cakut për anëtarësim”, thotë ai.
Sipas Kabashit tensionet në veri mund të ndikojnë vetëm në liberalizimin e vizave ndërsa sa i përket anëtarësimit në BE nuk mund të ketë ndërlidhje.
“Tensionet në veri mund të ndikojnë te procesi i liberalizimit të vizave, siç edhe u tha ne vendimin e fundit te ambasadoreve te shteteve anëtare, por me procesin e anëtarësimit të paktën në këtë fazë nuk mund të kenë ndonjë ndërlidhje. Ndërsa se çfarë mund të ndodh në afatgjatë, është e pamundshme të parashikojmë. Këto dy tema mund të kenë ndërlidhje, vetëm nëse një situatë e tillë në veri presupzohet të zgjasë me disa vite”, tha në fund Kabashi.
Ndryshe, Për një shtet të vogël siç është Kosova me 1.9 milion banor, anëtarësimi në BE ka një rëndësi shumë të madhe sepse është një nga mënyrat që sjell siguri të madhe, mbrojtje nga kërcënimet e ndryshme, zhvillim ekonomik, si dhe respektim dhe sundim të ligjit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediumin gjerman ka deklaruar se në muajin dhjetor do të dorëzoj aplikimin për në Bashkimin Evropian dhe Kosova do të hyjë në mesin e shteteve si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.
“Sigurisht, ne e dimë se anëtarësimi nuk do të ndodh së shpejti. Por, është e rëndësishme që ne zyrtarisht dhe publikisht të shprehim dëshirën tonë për t’u anëtarësuar në BE” – ka thënë Kurti.
Kriteret kryesore për t’u bërë anëtar i BE-së për një vend kandidat janë të ndara në tri grupe: politike, ekonomike dhe administrativo – institucionale.
Ato politike përfshijnë garantimin e stabilitetit të institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave.
Kriteret ekonomike kërkojnë që shteti të ketë ekonomi funksionale të tregut, të gatshme për t’u përballur me forcat konkurruese në treg.
Kriteri administrativ institucional kërkon që shteti përkatës të ketë të vendosura të gjitha strukturat për të zbatuar ligjet e përbashkëta të BE-së dhe obligimet si anëtar i plotfuqishëm.
Kosova është i vetmi vend për të cilin thuhet se ka “perspektivë evropiane” e që nuk ka aplikuar deri me tani për anëtarësim./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...