Google ADS

Neymar rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Korenë: Ndihem mirë

23:23 | 3 Dhjetor 2022
E.H

I është rikthyer stërvitjeve sulmuesi brazilian Neymar, dy ditë para ndeshjes së kombëtares së tij, Brazilit  me Korenë e Jugut.

Neymar, lëndoi ligamentet e kyçit të djathtë gjatë ndeshjes kundër Serbisë dhe ekzistonte rreziku që futbollisti ti humbiste ndeshjet e mbetura në Kubën e Botës.

Por 30-vjeçari duket se i ka dhënë pesë herë kampionëve një shtysë të madhe përpara ndeshjes të së hënës në ‘Stadium 974’.

“Ndihem mirë, e dija se do ta bëja tani”, ka thënë Neymar në një postim në rrjetet sociale.

Brazil – Kore e Jugut zhvillohet më pesë dhjetor, me fillim nga ora 20:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme