Rizvanolli tregon të arriturat në Minierën e Trepçës, thotë se zhvillimi i saj u kthye në binarë

19:12 | 3 Dhjetor 2022
E.H

Për arritjet e minierës së Trepçës për këtë vit, ka shkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Krahas fotografive të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me udhëheqësit e minierës, Rizvanolli thotë se zhvillimi i saj është kthyer në binarë.

“Më 2022 Tepça ka pagën mesatare 805 euro për minatorë, angazhim të mbi 200 punonjësve për praktikë, shpenzimet janë ulur për 18%, të hyrat janë rritur për 23%, investimet kapitale janë rritur për 20% dhe është bërë kursimi i 1800 MWh energji në krahasim me vitin paraprakt”, ka shkruar Rizvanolli.

Rizvanolli, mes tjerash, ka thënë se miniera e Trepçës do të vazhdojë të ketë përkrahjen e qeverisë.

“Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën. Zhvillimi i saj është kthyer në binarë. Ajo do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve” ka shkruar mes tjerash Rizvanolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme