Google ADS

Moti për sot dhe nesër në Kosovë

12:32 | 3 Dhjetor 2022
A. B.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit.

Në raportimin e IHMK-së, njoftohet se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Po ashtu thuhet se vranësirat ditën e diel parashihet të shoqërohen me reshje shiu.

“Parashikimi i Motit për vikend (03 & 04 dhjetor 2022)! Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet o-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme