Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, ku protagonistë për të mirë ishin shqiptarët, janë lëshuar “sirenat” e medieve në Beograd të cilat nuk po e përtypin këtë humbje të kombëtares së tyre.
Meqë për ndeshjen nuk u mbetet të flasin, atyre u duhet të kapen diku.
Mediume si Novosti, Kurir e Alo.rs e lënë veten të lëshohen në cilësime që s’kanë të bëjë me atë që u pa në fushë.
Si jo rrallëherë, syrin më së shumti ua vret mesfushori me origjinë kosovare, Granit Xhaka, që edhe kësaj radhe, me një performancë mbresëlënëse, dominoi mbi mesfushën e tyre.
Për ta tentuar njollosjen e tij, ata u përpoqën të gjenin alibi, duke e vlerësuar fajtor për dy zënkat verbale që ndodhën mbrëmë gjatë ndeshjes.
Më poshtë gjeni disa prej titujve të disa mediumeve serbe.
“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”, ka shkruar Veçerenje Novosti.
“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”, ka shkruar Kurir.rs.
“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”, shkruan alo.rs.
Të gjitha këto tentativa njollosjeje, sikurse ajo mbrëmë e kombëtares së tyre për ta fituar ndeshjen, shpiejnë në një rezultat: dështimin.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...