Çka u gjet në vendin e ngjarjes? Policia jep detaje shtesë për vetëvrasjen e Sokol Halilit

08:44 | 3 Dhjetor 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë mbi vetëvrasjen e të dyshuarit për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Sokol Halili.

Në raportin 24 orësh, policia thotë se gjithçka ka ndodhur gjatë aksionit për arrestimin e tij, teksa zyrtarët policor po negocionin dorëzimin e tij.

Policia thotë se gjatë intervenimit, është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, teksa i dyshuari Halili nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me armë.

“Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme