Në vazhdën e vizitave në komunat e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ferizaj bashkëbisedoi me banorët e kësaj komune për buxhetin e vitit 2023.
“Rritje e zhvillim ekonomik pritet me buxhetin e vitit 2023, i cili është më i larti e më gjithëpërfshirësi ndonjëherë. Projektbuxheti i vitit 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro. Pra është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022”, tha Kurti.
“Në përputhje me Programin Qeverisës 2021-2025, me buxhetin e vitit 2023 do të vazhdojmë mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë. Në kuadër të buxhetit parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro. Kjo do të kontribuojë edhe në shtimin e aktivitetit biznesor dhe rritjen e zhvillimit ekonomik”, tha kryeministri.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në fjalën e tij para qytetarëve të kësaj komune, kryeministri bisedoi rreth ndarjes buxhetore për Komunën e Ferizajt, ku buxheti i planifikuar për vitin 2023 është mbi 38 milionë €.
Ndërsa buxheti që i dedikohet qeverisjes lokale dhe komunave planifikohet të rritet për rreth 100 milionë €, nga 560 që ishte në vitin 2022 në 660 milionë € për vitin 2023.
Bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kryeministri bashkëbisedoi lidhur me projektet e planifikuara për vitin 2023, nismat e reja dhe ato që po vazhdojnë, e që për qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e Republikës sonë.
Pas fjalës së tij dhe prezantimit të buxhetit për vitin 2023, Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin Murati dhe Ministrin Krasniqi bashkëbiseduan me qytetarët rreth ndarjeve buxhetore për vitin e ardhshëm./arbresh.info/
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...