Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, i ka bërë thirrje pronarit të Twitterit, Elon Musk, ta pezullojë llogarinë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Reagimi i tij vjen pasi Twitter i pezulloi llogarinë reperit Kanye West pasi publikoi një imazh të simbolit nazist ‘svastika’, derisa më herët kishte lavdëruar Hitlerin.
Basha me këtë rast thotë se edhe presidenti Vuçiq duhet të ndëshkohet me të njëjtin standard pasi ky i fundit e quajti ish-presidentin e Serbisë Slobodan Millosheviç “lider të madh”.
“Përshëndetje Elon Musk, nëse e bllokuat Kanye Westin për deklaratën e tij për Hitlerin, zbatojeni të njëjtin standard dhe ndalojeni Aleksandar Vuçiqin i cili e quajti një vrasës si Millosheviç një “lider të madh”. Mbi të gjitha, Vuçiq madje shërbeu nën udhëheqjen e Millosheviçit si Ministër i Propagandës!”, shkroi deputeti Basha në llogarinë e tij në Twitter.
Në anën tjetër, llogaria e reperit Kanye West u pezullua sërish nga Twitter, dy javë pasi iu ishte rikthyer. Musk, e konfirmoi se West ishte suspenduar për shkelje të politikave.
Reperi amerikan ndau një imazh të një svastika naziste brenda një Ylli të Davidit, një simbol fetar në judaizëm.
Llogaria e West fillimisht u bllokua për 12 orë, dhe më vonë u pezullua. Është e paqartë nëse pezullimi është i përkohshëm apo i përhershëm. /arbresh.info/
Hi @elonmusk
If you banned K West for his statement about Hitler, apply the same standard and ban @avucic also for calling a murderer like Milosevic as a “great leader.” On top of all this, @avucic even served under Milosevic as a Minister of Propaganda! pic.twitter.com/t5GTblN4uE
— Dimal Basha (@dimalbasha) December 2, 2022
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës