Një përleshje e dhunshme shpërtheu në parlamentin e Senegalit pasi një ligjvënës mashkull i opozitës goditi në fytyrë një kolege të pozitës, treguan pamjet televizive.
Gjatë një prezantimi të buxhetit të enjten, anëtari i parlamentit të opozitës, Massata Samb iu afrua dhe goditi, Amy Ndiaye Gniby të koalicionit qeverisës, Benno Bokk Yakaar (BBY), duke shkaktuar një sërë përleshjesh.
Gniby hodhi një karrige mbi Sambib përpara se një deputet tjetër ta shtrinte atë në dysheme. Seanca u pezullua pasi politikanët shkëmbenin goditje, akuza dhe fyerje, raporton aljazeera.
Ndërkohë, tensionet janë rritur midis politikanëve në pushtet dhe opozitës që nga zgjedhjet legjislative të muajit korrik, në të cilat partia në pushtet humbi shumicën si pasojë e shqetësimeve se presidenti aktual, Macky Sall do të kërkojë një mandat të tretë në vitin 2024.
Sall ka refuzuar të deklarojë qartë nëse ka në plan të rikandidojë për një mandat të tretë, një lëvizje që opozita thotë se do të ishte shkelje e kufijve të mandatit dhe të një premtimi të mëparshëm.
Ndryshe, një tjetër përleshje shpërtheu në muajin shtator kur parlamenti u mblodh për herë të parë pas zgjedhjeve ndërsa ligjvënësit u grindën për pozitën e kreut të saj.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA