Vrasja e shtatzënës, takimi i thirrur nga Osmani mbahet në orën 19:00

14:00 | 2 Dhjetor 2022
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve të grave.

Në këtë takim janë ftuar krerët e institucioneve të Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pas takimit do të ketë një konferencë për media, ndërsa takimi do të fillojë në orën 19:00, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidentes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme