Ministrja Haxhiu prezente në varrimin e 35-vjeçares së vrarë, Hamide Magashi

13:58 | 2 Dhjetor 2022
A. B.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas së vrarë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.

Në ceremoninë e varrimit është parë ministrja Haxhiu e shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi.

Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës pranë repartit të Gjinekologjisë, ku ishte e shtrirë. I dyshuari për vrasjen e saj, Sokol Halili, është akoma në arrati. /arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme