Nis ceremonia e varrimit të Hamide Magashit që u vra nga ish-bashkëshorti

13:13 | 2 Dhjetor 2022
A. B.

Ka filluar ceremonia e varrimit për shtatzënën e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj dy ditë më parë para QKUK-së në Prishtinë.

Arkivoli i 35-vjeçares së ndjerë është aktualisht para shtëpisë, e rrethuar nga familjarët e saj.

Portali arbresh.info po qëndron në Llugaxhi të Lipjanit për ta ndjekur nga afër varrimin e gruas e cila u vra një ditë para se ta sillte në jetë foshnjën e saj.

Kujtojmë se, ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme