Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut i cili disa ditë më parë tha se grupe të ushtarëve të saj kanë pasur sjellje më të keqe sesa të tjerët, në luftën e nisur në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov i quajti komentet e fundit të Atit të Shenjtë si jo të krishtera dhe të vështira për t’u kuptuar.
Gjatë një interviste për gazetën jezuit “America”, Papa tha: “Në përgjithësi, trupat më mizore janë ato që janë në Rusi, por që nuk kanë traditë ruse, siç janë çeçenët, burjatët e të tjerë”.
Sipas Lavrov, deklarata të tilla janë të pakuptueshme.
“Papa Françesku i futi dy popujt nga Federata Ruse në një kategori, sipas të cilës, ju duhet të prisni dhunë dhe masakra. Fjalë të tilla nuk ndihmojnë në promovimin e autoritetit të Selisë së Shenjtë”, tha Lavrov.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...