Rada Trajkoviq do të jetë këshilltare e ministrit Nenad Rashiq

14:14 | 1 Dhjetor 2022
E.H

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, do të emërohet këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Këtë informacion për Media Center e ka konfirmuar vetë Rashiq.

“Me të drejtë është emëruar sepse ka përvojë dhe njohuri të pasur dhe është e sigurt se prej saj mund të mësohet shumë dhe do të japë një kontribut të madh në punën e ministrisë. Përveç kësaj, ajo ishte një nga kandidatet në listë dhe kështu mori përgjegjësinë dhe pati guximin të ishte pjesë e listës ”, tha Rashiq, transmeton arbresh.info.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, Rada Trajkoviq ishte në listën e Iniciativës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, por më pas kjo Iniciativë Qytetare nuk mori votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Pas emërimit të Rashiqit nga Kurti, Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme