Mbrëmë në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra me armë zjarri një 35 vjeçare e cila ishte shtatzënë. E njëjta dyshohet se u vra nga ish-burri saj me të cilin kishin qenë të ndarë tash e disa muaj.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta, edhe Organizata Joqeveritare AVONET ka reaguar lidhur me rastin në fjalë.
AVONET është tejet e shqetësuar me rastin e vrasjes makabre të shtatzënës nga Komuna e Lipjanit në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.
Duke përcjellur me shqetësim të thellë këtë ngjarje tragjike, AVONET mbetet i shokuar me neglizhencën e institucioneve, ku vetëm gjatë këtij viti kemi pesë gra të vrara, të cilat tashmë kishin alarmuar të gjitha institucionet relevante për dhunën psiqike dhe fizike që po ndodhte ndaj tyre.
Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata Themelore e Ferizajt ka lëshuar Aktvendimin për urdhër mbrojtje, me datë 13.09.2022, me kërkesë nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, i cili ishte në fuqi deri në muajin mars 2023, dhe Gjykata Themelore e Ferizajt të njejtin e kanë dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, me ç’rast Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj S.H për veprën penale kanosje.
Duke qenë në dijeni Gjykata Themelore e Ferizajt se i njejti ishte recidivist i veprave penale, gjykatësi, ka neglizhuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës, duke marr parasysh se ky gjykatës të njejtin e ka dënuar me dënim me gjobë për armëmbajtje pa leje, duke pasur parasysh rrethanat dhe dashjen e kryesit të veprës penale.
Andaj, Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprësn penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.
Në këtë rast ka dështuar edhe Policia e Kosovës, e cila është përgjegjësë për sigurinë e viktimave të dhunës në familje dhe zbatimin të urdhërave për mbrojtje.
Poashtu, Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim pëe mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente.
Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të merr masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mos efikasitet.
Kërkojmë nga z. Faik Hoti, U.D Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës të merr masa urgjente ndaj Stacionit Polivor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës, thuhet në komunikatën e tyre. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...