Google ADS

Çantë e dyshimtë në Portin e Durrësit alarmon pasagjerët, policia sqaron situatën

12:06 | 1 Dhjetor 2022
A. B.

Një çantë e dyshimtë ka alarmuar pasagjerët në terminalin e trageteve në Portin detar të Durrësit.

Lajmi konfirmohet nga policia vendore e Durrësit, ku bëhet me dije se kanë qenë forcat e sigurisë portuale që kanë konstatuar një çantë të zezë të braktisur, e cila ka qenë e dyshimtë dhe ka marrë vëmendjen e autoriteteve në port për verifikimin e saj.

Policia ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar pasi nga verifikimi rezultoi se brenda çantave nuk ndodhej asnjë element rrezikshmërie. Konkretisht brenda tyre ndodheshin mallra ushqimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme