Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë kësaj jave një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.
Sipas burime diplomatike në dijeni të zhvillimit të kësaj telefonate i thanë Top Channel se kjo telefonatë është kërkuar nga kryeministri Sunak.
Me të gjitha gjasat tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli.
Një shqetësim konstant i kohëve të fundit për kabinetin qeverisës të Rishi Sinak.
Ndërkohë një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit.
Sipas gazetës Daily Telegraph kryeministria angleze 10 Downing Street, e zbehu mundësinë e një telefonate paraditen e kësaj të Enjteje mes Rishi Sunak dhe homologut shqiptarë Edi Rama.
Pritet me interes të mësohet se cilat do të jenë kërkesat e kryeministrit të Anglisë, në një kohë kur Shqipëria në kohë rekord ka plotësuar të gjitha kërkesat e palës britanike.
Vitin e shkuar parlamenti miratoi në kohë rekord marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë nga ish-ministrja e punëve të brendshme Priti Patel me homologun Bledi Çuçi për dënimin e shpejtë të shqiptarëve të cilët mbarojnë vuajtjen e dënimit në burgjet angleze.
Dy muaj më parë po në një kohë të shkurtër parlamenti shqiptarë ratifikoi memorandumin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në shkëmbimin e të dhënave në ato shqiptare me qëllimin identifikimin e personave shqiptarë me precedentë penal që mbërrijnë në Angli.
Sikurse dakordësimin e dërgimit të oficerëve shqiptarë të kontaktit në portin e Doverit Angli.
Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve për mos ta vënë jetën në rrezik e shkuar me gomone në Angli.
Megjithatë pala angleze pretendon se deri më tani këtë vit kanë mbërritur 12.000 të cilët kaluan kanalin anglez me gomone që përbëjnë 30% të totalit të atyre që kanë mbërritur me gomone gjate Janar-Nëntor 2022.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën