Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikim e vendodhjes së të dyshuarit që kreu vrasjen e dyfishtë në oborrin e QKUK-së

12:02 | 1 Dhjetor 2022
E.H

Policia e Kosovës me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

Sokol Halili, i lindur me 07.05.1991 në fshatin Godancë komuna e Shtimes, kërkohet për vrasjen e gruas së tij shtatzëne në oborrin e QKUK-së me 30.11.2022 në Prishtinë

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme