Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, pas një përleshje që ka ndodhur dje te Bill Klintoni në Prishtinë.
Policia njofton se tre të dyshuar janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme rreth një borxhi.
“Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, thotë policia në raport.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë dhe një gëzhojë fisheku.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo