Një tjetër person i kërkuar në kuadër të operacionit “Golden Bullet” (Plumbi i Artë), pas dëshmisë së N.D, është arrestuar nga policia. Ai është E.B. nga Elbasani, i cili përdor dhe identitete tjera.
E.B. u arrestua në Holandë në qytetin Leiden. Në momentin e arrestimit, ai ishte i armatosur me armë zjarri dhe me tjetër dokument të identifikimit.
Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë dhe pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Gjithashtu, E.B. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. /tvklan.al/
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?
UEFA e dënon Serbinë për thirrjet nacionaliste ndaj Kosovës
Operacioni i policisë/ Arrestohen tre të dyshuar për mashtri...
E trazoi shtëpinë me tigan, Xheneta e thotë troç: Do ta bëjë...
Trump: Duhet t’i japim fund konfliktit në Liban