Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se thirrjes së tyre për profesionistët mjekësorë që jetojnë në mërgatë, së fundmi i është përgjigjur një mjek.
Bëhet fjalë për Omer Xhemajlin, drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, i cili është shprehur i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.
“U. d. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku ka takuar përmes platformës virtuale mjekun e mirënjohur shqiptar, Drejtorin e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, Prof. Dr. Omer Xhemajli”, thuhet në njoftimin për media.
“Në këtë takim, u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen në sistemin shëndetësor të Kosovës, kryesisht në atë forcimit dhe zgjerimit të shërbimeve klinike në Kardiologji dhe Kardiokirurgji. Ministrja Gexha theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës dhe mbështetjen që Profesor Xhemajli mund të jap në këtë drejtim duke ofruar ekspertizë për avancimin e kuadrove tona mjekësore”.
Xhemajli theksoi se është i gatshëm të jetë afër MSh-së dhë ShSKUK-së për të ndarë përvojën e tij dhe për të ofruar mbështetjen në përpjekjet për të ndërtuar shërbimet efikase dhe moderne klinike./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person