Google ADS

Cila pati më shumë publik në koncertet në Tiranë dhe Prishtinë? Rita dhe Dua “përplasen” me njëra-tjetrën

10:58 | 30 Nëntor 2022
A. B.

Dy artistet e famshme, Rita Ora dhe Dua Lipa, përr shkak të sukseseve gjithmonë janë në fookus të mediave rozë.

Rita dhe Dua nuk kanë hezituar që të thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ndonëse kur janë pyetur publikisht nga gazetarët nëpër konferenca, kanë folur mirë për kolegen.

Por se kanë një “armiqësi”, kjo dukshëm është parë nga postimi i tyre në rrjetet sociale ditën e së martës.

Një ditë pas koncertit të Dua Lipës në Tiranë për 28 nëntor, një faqe e fansave publikoi një postim në rrjetin social Twitter të cilin ajo e ka rishpërndarë në InstaStory, ku citohej se interpretuesja e hitit “New Rules” ka pasur mbi 200 mijë vetë prezentë në koncertin e saj.

Sipas kësaj faqe, ky ishte një rekord botëror, sipas të cilit këngëtarja shqiptare ia paska kaluar me publik edhe artistes Tina Turner, të një koncerti të saj në vitin 1988.

E nuk mungoi shumë kur edhe Rita Ora “goditi” me një postim në InstaStory – një njoftim gjithashtu të rishpërndarë nga një faqe e fansave e saj.

Nga ai postim rikujtohej koncerti i këngëtares Ora në sheshin Prishtinës më 17 shkurt 2018, kur po kremtohej festa e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas shifrave të kësaj faqe, në koncertin e Ritës ishin mbi 300 mijë persona, ndërsa në koncertin e sivjetmë që ajo mbajti në Tiranë më 6 shtator ishin 250 mijë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme