Bebe Rexha duket elegante në fustanin e zi gjigant

10:00 | 30 Nëntor 2022
A. B.

Artistja me famë botërore Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit, “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guettan e ka rikthyer artisten në majë të top listave britanike dhe amerikane, gjersa është nominuar edhe për çmimin “Grammy”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” shkruan arbresh.info

Ajo u duk tejet tërheqëse në tapetin e kuq të eventit, e veshur me një fustan të kuq voluminoz i cili mori vëmendjen e të gjithëve.


Por mesa duket ky nuk ishte i vetmi fustan që artistja kishte në mendje për atë natë të rëndësishme, pasi e njëjta ka prezantuar së fundmi një tjetër veshje e cila ishte në diskutim.

Në dy fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet e veshur me një fustan të zi dhe të gjatë, me një shtresë të madhe me pupla te pjesa e kraharorit.

Kujtojmë se, javë më parë, 33-vjeçarja performoi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards 2022. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme