Po përgatitej për ta vrarë një qytetar me kallashnikov, Policia arreston 65-vjeçarin në Golem

22:45 | 29 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Një 65-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në plazhin e Golemit.

Burime për Abc bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, në banesën e tij në fshatin Karpen, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë kallashnikov dhe 2 karikatorë.

Ismail Sopi është prangosur nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ai sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se kishte konflikte me banorë të zonës.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm pasi kishte dyshime se 65-vjeçari armën do ta përdorte për të qëlluar ndaj një personi në zonë. /Abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme