Osmani nga Bukureshti: Po vijmë këtu si anëtare e NATO-s për të mbështetur Ukrainën

15:25 | 29 Nëntor 2022
A. B.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot po merr pjesë në një takim të NATO-s në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Ai para takimit tha se Maqedonia ka ardhur si anëtare e NATO-s për të mbështetur Ukrainën, si të gjitha vendet e tjera anëtare të Aleancës.

“Rajoni i Detit të Zi është një interes gjeostrategjik i NATO-s. Për ne ka edhe një simbolikë tjetër, në vitin 2008 ishim këtu në pritje për t’u bërë anëtare e NATO-s, këtu sot po vijmë si anëtare e NATO-s, por sigurisht mesazhi është të tregojmë unitet, kohezion në pjesën e dënimit të agresionit mbështetjen e Ukrainës”, tha Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme