Nga Bukureshti, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka është pyetur nga mediat për samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë më datë 6 dhjetor. Siç raporton zyra për shtyp e ministres, ajo u shpreh se mbajtja e samitit në Tiranë, flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE.
Sipas Xhaçkës, pritshmëritë për samitin janë të dyfishta. Së pari, riafirmimi i një angazhimi të plotë për perspektivën e anëtarësimit të BP në BE. Së dyti, forcimi i bashkëpunimit midis dy rajoneve në fusha si siguria dhe politika e jashtme. Sipas Ministres, ky samit është një mundësi e mirë për t’iu treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur.
“Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për një sërë ndryshimesh madhore në kuptimin gjeopolitik të BE-së drejt një imperativi për një vëmendje të qëndrueshme gjeostrategjike të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, alias Evropën Juglindore, veçanërisht në kontekstin e shumëfishtë të sigurisë që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës”.
“Unë do të thoja se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022. Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj. Një angazhim më i thellë, hap pas hapi, në të gjithë këta sektorë, do të krijojë standardet e dëshirueshme që Ballkani Perëndimor të jetë në gjendje të përfitojë nga mënyra e përshpejtuar e integrimit sektorial përpara se të bëhen anëtarë të plotë të BE-së. E fundit, por jo më pak e rëndësishme; do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur”, tha ajo./Tvklan
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...