Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij për gazetën e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka folur rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë, e cila rezultoi me anulimin e implementimit të fazës së dytë të vendimit për targat.
Kurti foli për kritikat e kryediplomatit evropian Borrell, i cili e cilësoi si jokonstruktiv rolin e Kurtit, në përpjekjen e 21 nëntorit për të arritur një marrëveshje.
Kurti ka thënë se ai nuk do të kishte shkuar në Bruksel për të negociuar për çështjen e targave, por se shkon atje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor. Ka parime dhe vlera që unë i përmbahem. Ne nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar për oficerët e policisë, prokurorët, doganierët dhe drejtuesit e zyrave të regjistrimit të tokës. Ne jemi atje si përfaqësues të dy shteteve që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Bëhet fjalë për dialog për një marrëveshje në parim, jo vetëm për një dialog për menaxhimin e krizës. Ne nuk kemi nevojë për dialog për hir të dialogut apo për të treguar se Brukseli është aktiv. Nuk do të kisha shkuar në Bruksel nëse do të ishte fjala vetëm për targat. Unë do të shkoj në Bruksel për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, zoti Borrell këmbënguli që ne të nënshkruajmë vetëm një deklaratë në targa dhe ta pretendojmë këtë si një sukses të madh. Ky ishte mosmarrëveshja kryesore që kisha me të”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.
Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes, ka deklaruar se marrëveshja për targat është arritur jo vetëm që të deeskalohet situata e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe që të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare.
Kjo marrëveshje, ka thënë kryeministri, duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023.
“Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit”, ka thënë Kurti.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?